Në palestrën e vogël në Pallatin e Rinisë dhe Sportit do të duhej të luhen ndeshjet për kualifikimet e Kupës së Botës, Kina 2019.
Por me këto kushte që ka momentalisht, zor se do të mund të realizohen.
Për këtë Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë një shkresë nga FIBA , ku po kërkohen ndryshime, njofton Klan Kosova.
Për të inspektuar palestrën me datë 20 dhe 21 shtatorë këshilltari i sekretarit te FIBA-s në Prishtinë do të vijë Lubomir Kotleba.
Kjo vizitë do të shërbej për të parë nëse palestra mund të shftyëzohet, atëherë egziston mundësia që ndeshjet të luhen jashtë vendit.
Kronikë nga Rejhane Selimi.
https://www.youtube.com/watch?v=xnA0g3x0YmQ&feature=youtu.be
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.