14.10.2018 · përditësuar para 2848 dite1 min lexim
Para përballjes së sotme që Kombëtarja e Kosovës e zhvillon si mysafir ndaj Ishujve Faroe, krerët e Federatës së Futbollit të Ishujve Faroe kanë shtruar një drekë për homologët nga Kosova.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Me këtë rast, presidenti i FF të Ishujve Faroe, Christian Andreasen falënderoi atë të FFK-së, Agim Ademi për mikpritje të para një muaji pavarësisht humbjes që pësoi reprezentacioni i vendit të tij.
Andreasen tha se beson që edhe sot do të jetë një ndeshje e mire korrekte dhe në frymë sportive.
Ndërsa, kryetari i FFK-së, Agim Ademi falënderoi Andreasen për mikpritjen duke thënë se futbolli po na bashkon anë e kënd botës.
“Gjatë drekës të dy presidentet bashkëbiseduan për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe në interes të zhvillimit të futbollit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e FFK-së.
Ndeshja Ishujt Faroe - Kosova zhvillohet sonte me fillim nga ora 18:00.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.