Federata e Futbollit e Kosovës e ka publikuar një dokumentar të shkurtër të udhëtimit dhe triumfit eventual të Dardanëve ndaj Islandës në Murcia të Spanjës.
Kosova mposhti islandezët 1:3 me tregolëshin e “piratit të pafalshëm”, Vedat Muriqi.
Duke ngadhënjyer ndaj tyre, kosovarët arritën sukses historik duke u ngjitur në Ligën B të Kombeve.
Dokumentari përcjell udhën e yjeve deri në Spanjë, momente nga stërvitjet, atmosferën e tifozëve që shkuan ta ndjekin kombëtaren, momentet më të forta të ndeshjes dhe festën në zhveshtore.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.