KF Mitrovica është dënuar nga Federata e Futbollit e Kosovës me 400 euro pasi FFK-ja ka konsideruar se ky klub ka shpifur se ata favorizojnë KF Dukagjinin përmes gjyqtarëve.
"KFF ‘Mitrovica’, me datë 19.03.2025 në profilin e saj zyrtar Facebook ka shkruar – postuar një reagim me përmbajtje e cila është e mbushur me shpifje dhe përhapje të pavërtetave për kinse favorizime nga ana e gjyqtarëve nga njerëz të afërt me Federatën e Futbollit të Kosovës ndaj KF “Dukagjini” – konkurrencë e meshkujve dhe KF “Dukagjini” – konkurrencën e femrave", thuhet në faqen e FFK-së.
"Shpifje të tilla dhe përhapja e informacioneve të pasakta dhe të pabaza kanë për qëllim të dëmtojnë imazhin e Federatës së Futbollit të Kosovës, zyrtarëve të FFK-së njëkohësisht edhe klubeve anëtarëve të saj", thekson FFK.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.