Lajmet e fundit

I gjithë procesi zgjedhor në këtë komunë ka vijuar pa probleme dhe pa incidente. Kështu kanë bërë të ditur autoritetet policore në Ferizaj.
Sipas gazetares së Klan Kosovës, Gremisa Latifi, e cila ka raportuar nga qyteti, gjatë ditës së votimit janë shënuar vetëm disa parregullsi të vogla, kryesisht në procesin e votimit me asistencë, si dhe ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa zona.
Megjithatë, këto raste nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor.