Këngëtarët të cilët ankoheshin se juria e Radiotelevizionit të Shqipërisë po ua bënte me hile në Festivalin e Këngës atje, sivjet e patën mundësinë ta dëshmojnë talentin e tyre në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, aty ku për herë të parë u mbajt Festivali i Këngës i Radiotelevizionit të Kosovës.
Organizimi i këtij festivali u pa si një ndër sukseset më të mëdha të Kosovës në muzikë për këtë vit, raporton Kiks Kosova.
Nga 26 tetori, për tri ditë rresht, publiku dëgjoi e vallëzoi me këngët që konkurruan në këtë festival.
Trofeun e rrëmbeu La Fazani me këngën “Oj Kosovë”, i cili pavarësisht çmimit, nuk do të mund të përfaqësojë Kosovën në Eurovision të 2024-ës.
Në festivalin evropian të këngës, Kosova mori premtimin se do të jetë në 2025-ën.
Megjithatë, La Fazani prapë e do Kosovën dhe ka vetëm një porosi për të.
“Oj Kosovë
Je ma e forta në ketë botë
Për ty jetën e kisha dhonë
Veç mos m'shtin me bajtë shum rond
Shum rond shum rond”
https://youtu.be/uOw698sWeas
●●●
HASHKRIMI NGA
herolind ademi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.