Lajmet e fundit

Festivali NOS Primavera Sound Porto, ka publikuar listën e artistëve që do të performojnë në edicionin e ardhshëm.
Ky festival që ishte paraparë të mbahej sivjet, shkaku i situatës me pandeminë Covid-19 është shtyrë për vitin tjetër, ku do të mbahet në datat 10-12 qershor.
Në këtë festival që mbahet në Portugali do të jenë të pranishëm emra të famshëm si Tyler, the Creator, Gorillaz, FKA twigs, si dhe Tame Impala.
Ndërkaq, akte të tjera që do të jenë pjesë e këtij eventi janë edhe Pavement, Doja Cat, King Krule, Mura Masa, Bad Bunny, Dinosaur Jr. dhe Little Simz.