Festivali Ndërkombëtar i Monodramës 2016 ka realizuar edicionin e tetë me radhë, njofton Klan Kosova.
Në hapjen e këtij festivali do të ketë tri lloje të monodramave: monoakt, monoakt + dhe monostripi.
Drejtori i festivalit, Mentor Zymberaj, tha se do të marrin pjesë pesë shtete: Kosova, Bullgaria Sllovakia, Rumania dhe Shqipëria.
Festivali do të zgjasë pesë ditë, ndërsa sot është mbajtur vetëm konferenca për media ku u njoftua nga drejtoi se 80 % e festivalit do të mbahet në qytetin e Pejës në teatrin “Istref Begolli”.
Gjatë festivalit do të vizitohen edhe vende të rëndësishme historike, kulturore dhe do tu bëhen vizitë monumenteve, bjeshkëve të Nemuna.
Nga Kosova do të performojë stand up - komedi “Përgjuesi” aktori, Adem Mikullovci.
Këtë festival e ka përkrahur Ministira e Kulturës dhe Kuvendi Komunal në Pejë.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.