Me moton "Dhe prapë dielli lind”, prej sot e deri më 17 maj do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “Polip 2025”, në Prishtinë.
Edicioni i sivjetmë i këtij Festivali eksploron se si rezistencat të rrënjosura në histori të afërta e të largëta, mund të kujtohen, riimagjinohen dhe ritregohen nëpërmjet artit, transmeton klankosova.tv.
Ky edicion është frymëzuar nga vargjet e fuqishme të Migjenit:
''Dhe prapë dielli lind dhe rrezet e tij shkrepen nëpër ballnat tanë'', duke pasur parasysh kontekstin në të cilin janë shkruar këto vargje dhe vetë biografinë e autorit nuk janë asgjë më pak se një thirrje për shpresë, për përbashkim dhe solidaritet.
Gjatë këtij Festivali do të jepen shfaqje teatrore e filmike, diskutime dhe lexime letrare, transmeton klankosova.tv.
Festivali organizohet nga Qendra Multimedia, në bashkëpunim me organizatën “Molla e Kuqe” – një OJQ kulturore e cila po menaxhon me Muzeun e Burgut të Idealit.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.