Është bërë sot hapja e festivalit “Ballkani Përtej Kufijve”, në Kino “Armata”.
Vasiliki Maltasoglou drejtoreshë e festivalit, tha se sikurse çdo vit qëllimin kryesor e kanë njohjen ndërmjet popujve dhe kulturave të ndryshme.
Ajo theksoi se Festivali ka filluar në vitin 2010 për herë të parë në Beograd dhe ka vazhduar tutje në vende tjera”.
Maltasoglou tha se në garë do jenë 33 filma nga shumë shtete të ndryshme, derisa thotë se tematika e edicionit të festivalit flet për lidhjen e njerëzve, familjeve, si shkak i ndarjes që ka shkaktuar pandemia.
Në garë do të ketë filma nga Kosova, Turqia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe shtete tjera.
Klan Kosova është sponsor medial i këtij festivali.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.