Festivali Ndërkombëtar i Animacionit “Anibar” fillon sonte në Pejë, ku në kuadër të festivalit do të jenë tre programe të veçanta të titulluara Palestine Animated, Shorty and Trashy dhe WTF OFF.
Këtë vit në ekranet e Pejës paraqiten 28 filma nga më shumë se 16 vende të botës, të cilët sfidojnë perceptimin tonë mbi realitetin, transmeton klankosova.tv.
Në këtë edicion të 16-të, filmat e përzgjedhur për këto tri programe eksplorojnë absurditetin njerëzor, frikën, dhimbjen, shpresën dhe rezistencën e njeriut edhe atëherë kur ndjehet plotësisht i harruar nga bota. Ndër to, prodhime të veçanta i japin zë popullit palestinez i cili vazhdon të krijojë art edhe nën kushte gjenocidiale.
Pjesë e programit “Palestine Animated” janë 8 filma që ofrojnë një pasqyrë të realitetit në Palestinë dhe përballjes së përditshme me terrorin e luftës.
Programi “Shorty and Trashy” shpalos filmat si “Animals”, “The Night I Dance with Death”, dhe “Deadman’s Reach”.
Ndërsa, nga programi “WTF OFF” do të shfaqen gjithsej 12 filma.
“Anibar” mbahet nga 14 deri më 20 korrik 2025 në Pejë, transmeton Klankosova.tv

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.