UEFA-ja ka nisur hetimin mbi festën e futbollistit turk Merih Demiral kundër Austrisë.
Mbrojtësi realizoi dy golat e Turqisë që e çuan këtë kombëtare në çerekfinale të EURO 2024-shit.
Mirëpo, mënyra e festimit të 26-vjeçarit, “Përshëndetja e ujkut”, tashmë po cilësohet si gjest që lidhet me lëvizjen nacionaliste turke.
Pas golit të dytë ai u duk që e bëri këtë shenjë që lidhet me organizatën Ulku Ocaklair, e njohur gjerësisht si Ujqërit e Hirtë.
Ndërkaq tani, UEFA-ja ka lëshuar një komunikatë ku e konfirmon që një hetues etik dhe disiplinor është caktuar që ta hetojë këtë sjellje të supozuar si të papërshtatshme.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.