Duhet të ishte një festë për të gjithë të pranishmit, por ajo që u shfaq në liqenin artificial të Tiranës shkaktoi debate dhe reagime të forta në mesin e pjesëmarrësve.
Skena eksplicite me ekspozim të organeve gjenitale, iu servuan fëmijëve.
Lidhur me këtë ka folur avokati, Altin Goxhaj, i cili këtë festë e quan ritual sataniK, e jo një festë fëmijësh, njofton Klankosova.tv.
“Shkuam për festë, por pamë një pamje të çuditshme, por unë them se ky ishte një kurth për prindërit, pasi kjo festë në javën më kulmore të majit, ata e quajnë ‘gay pride’, u zgjodh nga ambasada franceze dhe Bashkia në Tiranë, pikërisht për të bërë një ritual sataniK, për të performuar para ndërkombëtarëve besnikërinë dhe agjendat e tyre globaliste”, tha Goxhaj në Kosova Today të Klan Kosovës.
“Nuk ka nevojë për koment kur sheh një djall me brirë, lartë femër e poshtë mashkull, me allatet përjashtë”.
Ndërkaq, aktivistja pro-familjes, Dorina Mema u shpreh se në Shqipëri diçka e tillë nuk ishte shfaqur më herët, e ajo çka u shfaq, ka të bëjë me pamje satanike.
Shfaqje ka pasur, por asnjëherë në Shqipëri nuk është shfaqur pamja satanike. Ky ishte një mesazh, nuk ka pasur më herët një pamje të tillë, me të tilla elemente, poshtë mashkull, lartë femër, me gojën e hapur ku tregon daljen e shpirtit dhe me brirë. Po ashtu edhe varkën e Noas që tregon se po vjen një botë e re.
Për detaje tjera, mund të i ndiqni në videot e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=ecsWQHnU_3Q
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.