Hera e fundit kur KF Ulpiana ishte në Superligën e Kosovës në Futboll ishte në sezonin 2008/2009, por pas një sezoni të suksesshëm, lipjanasit arritën të dalin në Superligë, pasi që dolën të parët në grupin B, të Ligës së Parë, e pas kësaj arritje pësoi festa në rrugët e Lipjanit, në një mënyrë interesante.
Në javën e fundit të Ligës së Parë, Ulpiana shënoi fitore 1-2 kundër Ramiz Sadikut, kjo i lejoi Ulpianën të shpallet Kampion në Grupin B, duke ia lejuar inkuadrimin në Superligë sezonin e ardhshëm, njofton Klan Kosova.
Ulpiana e përfundoi sezonin me 53 pikë.
Fotot nga festa e skuadrës së Ulpianës bashkë me tifozët në rrugët e Lipjanit:

●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.