Kampioni në fuqi i basketbollit kosovar, KB Trepça, ka siguruar finalen pas një përballjeje dramatike ndaj KB Peja.
Mitrovicasit triumfuan në ndeshjen e katërt gjysmëfinale të “play-off”-it me rezultat 96:103.
Pas fitores, Trepça reagoi shkurt, por fuqishëm në rrjetet sociale: “Jo në nivelin tonë! Jeni ? [të vegjël] për TREPÇËN!”
Në anën tjetër, skuadra pejane e cilësoi këtë sfidë si një luftë të madhe deri në sekondat e fundit, raporton Klankosova.tv
Ndërkohë, rivaliteti vazhdoi edhe jashtë parketit, me tifozëritë që vërshuan në komentet e faqeve zyrtare të të dy klubeve.
Trepça publikoi edhe një tjetër postim talljeje ndaj klubit tjetër me mbishkrimin “Festa vazhdon me sofrën Pejane”, i shoqëruar me një video festive me muzikë. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/siguruan-finalen-1mitrovicasit-1thumbojne-pejen-jeni-te-vogel-per-trepcen/
https://klankosova.tv/drame-ne-karagac-trepca-1siguron-finalen/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.