Lajmet e fundit

Shkodra Elektronike[/caption]
Në skenën e këtij festivali ngjitet sonte “Shkodra Elektronike” që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Zjerm”.
Kënga interepretohet nga Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca.
https://klankosova.tv/finalja-e-eurovizionit-zjerm-e-shqiperise-pritet-te-elektrizoje-skenen11/
Finalja në garën e muzikës evropiane që mbahet në Bazel të Zvicrës nis nga ora 21:00 sipas kohës lokale shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
Dean Vuletiq, një ekspert i historisë së Eurovisionit, tha për AP se konkursi është bërë më i larmishëm me kalimin e viteve, si muzikalisht ashtu edhe gjuhësisht. Këtë vit ka këngë në 20 gjuhë, duke përfshirë gjuhën ukrainase, islandeze, shqipe, letoneze dhe malteze.
"Në të kaluarën bëhej fjalë për të pasur një këngë pop tërheqëse dhe të padëmshme, zakonisht në anglisht," tha ai. Por në dekadën e fundit "kemi parë këngë që bëhen shumë më të angazhuara shoqërisht dhe politikisht, këngë që i paraqesin audiencës një lloj kuptimi", transmeton Klankosova.tv
"Në vitet e fundit, qasja formulaike ndaj një pjesëmarrjeje në Eurovision nuk ka pasur sukses," shtoi ai. "Një pjesëmarrje duhet të jetë e paharrueshme dhe duhet të jetë autentike në mënyrë që të ketë sukses këto ditë"
Festivali i këtij viti është trazuar për të dytin vit radhazi nga mosmarrëveshjet mbi pjesëmarrjen e Izraelit. Dhjetëra ish-pjesëmarrës, përfshirë Nemo të Zvicrës, kanë bërë thirrje që Izraeli të përjashtohet.