Lajmet e fundit
Ministria e Diasporës nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës për të organizuar ditën e fundit të diasporës

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Ministri i Diasporës, Valon Murati, tha se bashkëpunimi do të jetë gjithmonë aty që të ofrojnë më të mirën për diasporën tonë.
“Në vazhdën e bashkëpunimit që kemi me Komunën e Prishtinës, sot po lidhim një marrëveshje memorandumi në kuadër të ditës së fundit të diasporës, pra 2 Gushtit, ku do të organizojmë një sërë aktivitetesh për bashkatdhetarët tanë”, tha Murati.
Ndërsa Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u shpreh shumë i kënaqur për bashkëpunimet e deritanishme që ka me këtë ministri.
“Kjo marrëveshje do të shënojë fluksin më të madh të aktiviteteve në ditën e diasporës dhe të gjithë do të mobilizohemi që ta shënojmë këtë ditë sa më mirë”, tha Ahmeti.
Ahmeti shfrytëzoi rastin t'i ftojë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që t'i bashkohen në këtë ditë dhe së bashku të festojnë./KultPlus.com