Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, me rastin e festës së Vitit të Ri e vizitoi stacionin policor.
Totaj u prit nga eprorët e stacionit, së bashku me policët patrullues të cilët ishin në detyrë edhe në këtë ditë feste.
Edhe pse dita e festës, forcat e rendit vazhduan punën e tyre me përkushtim, me qëllim që të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët.
Me këtë rast, i pari i kësaj komune i falënderoi policët për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, duke iu uruar njëkohësisht Vitin e Ri, me dëshira për shëndet, fat dhe mbarësi.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.