Lajmet e fundit
Reprezentuesi italian ka qenë i lidhur me një kalim tek rosonerët këtë verë, por presidenti i klubit nuk do ta lë të largohet pa nxjerrë fitime.

Massino Ferrero nuk do ta lë Roberto Sorianon të largohet për më pak se 25 milionë euro.
Është raportuar interesimi i Milanit për shërbimet e italianit pasi shefi i rosonerëve Sinisa Mihajlovic pëlqen stilin e lojës së tij.
“Nëse Milan paguan 20 milionë euro për Bertolaccin, kjo do të thotë se ata mund të ofrojnë 25 milionë për Sorianon”, tha Ferrero.
“Soriano do të jetë tek Sampdoria aq sa ai do”.
“Ai nuk është kontaktuar asnjëherë nga Milani – as unë s’jam takuar me Gallianin në Forte dei Marmi. Vetëm të pasurit shkojnë atje...”