Lajmet e fundit

Bordi i klubit Feronikeli pas një mbledhje të mbajtur me kryetarin e këtij klubi, Naser Ramaj, kanë analizuar gjendjen dhe rezultatet e fundit.
Pas mbledhjes është vendosur të ndërpritet bashkëpunimi me trajnerin Zekirja Ramadani.
Kampioni i Kosovës në futboll nuk ia ka dal të kualifikohet në garat evropiane.
Fillimisht u eliminuan nga kampioni i Uellsit The New Saints, nga faza e parë kualifikuese për Champions League.
Pas inkuadrimit në fazën e dytë kualifikuese për garën e dytë më të rëndësishme në kontinentin e vjetër, Europa League, "Tigrat e Zi" nuk morën rezultatin e dëshiruar sepse u eliminuan nga Slovan Bratislava me rezultat të përgjithshëm 4 me 1.
Por, sukseset e trajnerit Ramadani nuk munguan.
Ai u shpall Kampion i Kosovës me Feronikelin duke arritur ta rrëmbejë edhe Kupën e Kosovës dhe sipas rregullave të FFK-së, ai ka fituar me automatizëm edhe Superkupën.
Zekirja Ramadani, ishte trajneri i parë historik i Feronikelit që drejtoi skuadrën në garat e UEFA-s.