Feronikeli ka shënuar në minutën e parë në ndeshjen ndaj Drenicës në kuadër të xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës.
Golin për Feronikelin e dha Marko Simonovski, njofton Klan Kosova.
Ndeshja në mes të Feronikelit dhe Drenicës është vendimtare për ekzistencë në Superligë për këto dy skuadra.
Kjo ndeshje është duke u transmetuar ekskluzivisht në platformën Artmotion në kanalin Art Sport 1.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.