Lajmet e fundit

Kanë përfunduar ndeshjet në Ipko Supeligën e Kosovës, ku janë zhvilluar tri takime në javën e gjashtë të saj.
Në Prizren u zhvillua ndeshja ndërmjet Lirisë dhe Llapit ku llapjanët shënuan fitore me rezultat 2:3.
KEK-u ishte nikoqir i Drenicës e cila e mposhti me rezultat 2:4.
Kurse në kryeqytet u zhvillua ndeshja ndërmjet Flamurtarit dhe Feronikelit ku ky i fundit ia rrëmbeu pozitën e parë skuadrës nga kryeqyteti që ishte befasia më e madhe në këtë edicion deri më tani. Ndeshja u mbyll me rezultat 1:3.
Ndërkaq, të dielën do të zhvillohen dy takime, ku Ferizaj pret Gjilanin, ndërsa kampioni në fuqi Drita do të ballafaqohet me Prishtinën në Gjilan.