Lajmet e fundit

Feronikeli e ka mposhtur skuadrën e Llapit me rezultat 2-0 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Dren Gashi në fund të pjesës së parë, në minutën e 45+2, me këtë rezultat minimal Nikli shkoi në epërsi.
Në pjesën e dytë Diar Prokshi posa u fut në lojë, e dyfishoi epërsinë për Niklin në minutën e 63-të, me këtë rezultat 2-0 përfundoi ndeshja.
Feronikeli pas kësaj fitore i arrin tre pikët e para në Superligë, pas tri ndeshjeve.
Ndërsa skuadra e Llapit mbetet ende pa fitore në vendin e tetë me dy pikë. /Klankosova.tv/.