Feronikeli dhe Drenica do të ndeshen mes vete këtë të shtunë. Mirëpo, nëse njëra nga këto dy ekipe arrin të merr pikë të plota atëherë do e siguron vendin në Superligën e Kosovës për sezonin e ardhshëm.
Drenica pret Feronikelin në stadiumin “Bajram Aliu” duke filluar nga ora 15:00, njofton Klan Kosova.
Ndeshja tjetër që do të luhet, në kuadër të javës së 30-të në Superligë është ajo në mes të Arberisë dhe Besës me fillim nga ora 15:00.
Kjo e fundit vetëm se ka siguruar daljen nga SuperLiga dhe sezonin tjetër pritet të luaj në Ligën e Parë, për shkak se është në pozitën e fundit me vetëm 10 pikë.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.