Reperi nga Gjilani, Fero, ka mbajtur një mini-koncert brenda një lokali në Mitrovicën e Jugut.
Në një video që e ka siguruar klankosova.tv mund të vërehet një numër i madh i të rinjve që janë grumbulluar për ta dëgjuar muzikën e rep artistit, derisa masat për mospërhapjen e pandemisë COVID-19 nuk respektohen aspak.
Kujtojmë se nga institucionet përkatëse është bërë thirrje vazhdimisht që të mbahet maska dhe distanca sociale.
https://vimeo.com/494864148
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.