26.10.2018 · përditësuar para 2836 dite1 min lexim
Shoferi spanjoll Fernando Alonso, përfundimisht ka vendosur që pas mbylljes së këtij sezoni përgjithmonë të braktis Formula 1.
Krahas spekulimeve se disa gjëra mund të ndryshojnë nga paralajmërimi i bërë në mars të këtij viti, spanjolli thotë se nuk do të ndryshojë mendjen.
“Ndalem pasi këtë e dua, e jo për shkak se jam i detyruar”, ka thënë Alonso.
Alonso është shpallur dy herë kampion bote, por edhe për një kampion si ai, ka plot momente kritike në karrierë, transmeton Klan Kosova.
I tillë ishte dhe ai i vitit 2017, ku u përfol jashtë mase mundësia që Alonso të braktiste Formula 1.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.