Lajmet e fundit

Dy herë kampioni i Formula 1, Fernando Alonso, ka njoftuar se ka planifikuar pensionimin në fund të sezonit.
Ngasësi spanjoll i McLaren që sivjet për herë të 17-të në F1, fitoi kampionatet e viteve 2005 dhe 2006, nën ombrellën e Renault, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.
"Pas 17 viteve të mrekullueshme në këtë sport të mahnitshëm është koha për mua të bëj një ndryshim dhe të vazhdoj tjetër çka”.
"Kam marrë këtë vendim disa muaj më parë . Ka ende disa gara të mëdha për të marrë pjesë këtë sezon dhe unë do të jem pjesë e tyre me përkushtim dhe pasion më shumë se kurrë”, ka thënë Alonso.
"Le të shohim se çfarë sjell e ardhmja, sfidat e reja emocionuese janë rreth këndeve. Unë kam kaluar kohët më të lumtura ndonjëherë në jetën time, por kam nevojë të vazhdoj të eksploroj aventura të reja".
Ngasësi i McLaren do të përfundojë karrierën që e filloi me debutimin për Minardi në Çmimin e Madh të Australisë të vitit 2001.