Lajmet e fundit
Fernandinho është i vendosur që Manuel Pellegrini të largohet në mënyrën më të mirë në fund të këtij edicioni.

Mesfushori i Manchester City, Fernandinho do që Manuel Pellegrini ta përfundojë qëndrimin e tij tek Citizens me edhe një tjetër trofe të Premierligës.
Ky edicion do të jetë i fundit për menaxherin kilian, pasi Pep Guardiola do ta marrë drejtimin e skuadrës gjatë verës.
Fernandinho, që u transferua nga Shakhtar Donetsk, ishte nënshkrimi i parë i Pellegrinit tek City.
“Sezonin e parë fituam dy trofe”.
“Kam mësuar shumë nga ai. Është si baba për mua”.
“Ai më pati njoftuar me skuadrën dhe me mundësinë për të luajtur krah shumë lojtarëve të mëdhenj”.