Lajmet e fundit

Mesfushori i Manchester Cityt, Fernandinho, nuk dëshiron ta zgjasë qëndrimin e tij në klubin anglez për një vit të dhjetë dhe planifikon të kthehet në Brazil.
Mesfushori 36-vjeçar tha se dëshira e tij për më shumë kohë lojë qëndronte pas vendimit të tij për t'u larguar nga City, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
“Unë dua të luaj”, tha Fernandinho, të martën, përpara ndeshjes së dytë të Cityt kundër Atletico Madridit, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
"Unë do të kthehem në Brazil, me siguri", shtoi ai.
Ky ishte një lajm për menaxherin e Cityt, Pep Guardiola.
“Nuk e dija”, tha Guardiola, kur u pyet disa minuta më vonë për atë që tha Fernandinho.
Fernandinho ka qenë një nga lojtarët kryesorë në City që kur u bashkua nga Shakhtar Donetsk në 2013, por tani është rezervë për Rodrin si mesfushor mbrojtës i skuadrës.