Lajmet e fundit

Bruno Fernandes ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Unitedin.
Sipas kontratës së re, portugezi parashihet që të qëndrojë te Djajtë e Kuq së paku deri në qershor të vitit 2026, me opsion zgjatjeje edhe për një vit.
Ai u shpërblye me marrëveshje të re pas kontributit të madh që e ka pasur, që nga ardhja e tij në janar të vitit 2020 nga Sportingu.
"Që prej momentit që i jam bashkuar Manchester Unitedit, kam pasur një lidhje të veçantë me klubin dhe me fansat tanë të mrekullueshëm", ka thënë Fernandes për faqen zyrtare të Manchester Unitedit.
"Jam rritur duke e shikuar këtë ekip, duke ëndërruar që ta kem shansin të luaj këtu një ditë. Dhe kjo ëndërr tani është një realitet dhe një nder".