Manchester United ka siguruar pjesëmarrjen për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Këtë e arriti pasi mbrëmë mposhti Chelsean me rezultat bindës, 4-1, duke u ngjitur në vendin e tretë në tabelë, me dy pikë më shumë se Newcastle në vendin e katër, të cilët po ashtu e kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Por, gjatë ndeshjes pati edhe tensione, sidomos pas shënimit të golit të Fernandesit nga pika e bardhë, i cili festoi duke mbyllur veshët.
Lojtarët e Chelseat nuk e pëlqyen gjestin e tij, dhe pati pak kacafytje mes tyre.
Megjithatë, Fernandes pas ndeshjes foli për këtë veprim, duke thënë se festoi sepse shënoi.
Por, ai tha se mbi të gjitha, gëzimin e kishte për faktin se Livepooli nuk do të luajë sezonin e ardhshëm në Champions League.
“E dimë se sa ka rëndësi kjo për fansat. Për neve, ka të bëjë me arritjen e qëllimeve tona. Do të ishim po ashtu të lumtur që Liverpooli të mos jetë aty, por prapë se prapë ka të bëjë me dhënien e maksimumit nga vetja jonë”, tha lojtari i Unitedit.
Me fitoren e mbrëmshme të Unitedit, Liverpooli ka humbur mundësinë e vogël që e kishte për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Skuadra nga Anfield sezonin e ardhshëm do të luajë në garën më inferiore evropiane, Ligën e Evropës, për herë të parë nga sezoni 2015-2016 kur humbi në finale nga Sevilla. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.