Lajmet e fundit

Manchester United po fiton me rezultat 4:1 ndaj Leeds United-it në kuadër të javës së parë të Premier Ligës.
Bruno Fernandes e ka kompletuar hat-trickun e tij me golat e shënuar në minutat 30’, 54’ dhe 60‘.
Gjithashtu, edhe Paul Pogba e ka nisur shumë mbarë sezonin duke i realizuar po tre asistime, dy prej tyre për Fernandesin.
Ndërkaq, golin tjetër për djajtë e Kuq e ka shënuar Mason Greenwood në minutën e 52-të, teksa Luke Ayling të vetmin për mysafirët në minutën e 48-të.