Lajmet e fundit

Kërkesa kryesore e qumështores është dalja sa më e shpejtë e rezultateve të mostrave të marra, në mënyrë që të rifillojë grumbullimi”. “Prandaj, ne, si Shoqatë e Prodhuesve, kërkojmë urgjentisht nga Ministria e Bujqësisë, përkatësisht Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, përshpejtimin e procedimit të rezultateve, në mënyrë që të vazhdojmë me dorëzimin e qumështit të freskët dhe të evitojmë çdo humbje eventuale të sasisë së prodhuar, duke marrë parasysh edhe temperaturat e larta që po mbizotërojnë. Në të kundërtën, nuk do të mund t'i shmangim protestat eventuale të fermerëve”, theksohet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.