Lajmet e fundit

Një fermë në SHBA, është shndërruar në një strehëz, ku të burgosurit dhe kafshët e braktisura kanë një shans të dytë në jetë.
Bëhet fjalë për zonën në kontenë Monroe County, ku kafshët e braktisur, të abuzuara, të gjetura apo të dhuruara, jetojnë nën përkujdesjen e shumë të dënuarve, të cilët kanë firmosur që dënimin e tyre t’i kryejnë në shërbim të komunitetit.
Kur lajmi që të burgosurit po kujdeseshin për kafshët u shpërnda në një gazetë lokale, me kalimin e kohës në fermë nisën të shtoheshin lloje të ndryshme të kafshëve, që komuniteti i sillte në këtë qendër, për të patur sa më shumë përkujdesje, shkruan tvklan. Kafshët variojnë që nga lamat, kuajt, derrat, breshka të mëdha, zhapikë dhe gjarpërinj, madje edhe koala.
Dita e të brugosurve kalon në natyrë, duke u kujdesuar për këto kafshë, duke i pastruar dhe i ushqyer ato. Një mënyrë kjo, që ata t’i shpëtojnë qëndrimit brenda mureve të burgut.
Ferma është bërë shumë e njohur në zonë dhe të shumtë janë vizitorë e saj të përditshëm, ndër ta dhe familjarë me fëmijë.