Lajmet e fundit
Më 22 qershor do të jepet premiera e shfaqjes "Ferma e Kafshëve", vepër e George Orvell, regjinë e së cilës e ka bërë Ilir Bokshi.

Kjo shfaqje do të interpretohet nga: Adrian Morina, Shkëlzen Veseli, Ard Islami, Ylber Bardhi, Dukagjin Podrimaj, Semira Latifi, Besart Sllamniku, Kushtrim Qerimi, Ema Uka, Tristan Halilaj, Shpëtim Kastrati, Afrim Muçaj, Rabije Kryeziu, Makfire Miftari, Edona Sopaj, Fatlume Bunjaku, Ermal Sadiku, Edmond Uka, Zhaneta Xhemajli, njofton Klan Kosova.
“Ferma e Kafshëve”: Pasi kanë hequr qafe pronarin e tyre njerëzor, kafshët e fermës "Menër" janë duke shpresuar për një jetë të lirë dhe të bollshme. Por ndërsa një elitë e mençur mizore vjen në pushtet, kafshët e tjera e gjejnë veten në mënyrë të pashpresë të zënë në grackë sipas mënyrave të vjetra. Historia rrëqethëse e Oruellit, e tradhtisë së idealizmit përmes tiranisë dhe korrupsionit, edhe sot është po aq e freskët dhe reale sa edhe kur u botua për herë të parë në vitin 1945.
“Është tekst politik, shfaqje që sjellë diktaturën si problem bazik. Korrespondon me të gjitha diktaturat që ndodhën historikisht dhe me përditshmërinë politike gjithandej e sidomos në Ballkan”, tha ndër të tjera regjisori Bokshi, njofton Teatri Kombëtar i Kosovës, njofton Klan Kosova.
Derrat janë protagonistët dhe kafshët e mëdha tërheqëse, pa i përjashtuar edhe kafshët më të vogla.
Pas një kohe parimi i shtatë dhe i fundit në Fermën e Kafshëve: ‘të gjitha kafshët janë të barabarta’ do të ndryshohet dhe do të bëhet: ‘të gjitha kafshët janë të barabarta por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat’.
Njëjtë sikurse parimi ‘të gjithë janë të barabartë para ligjit’ që është zëvendësuar me parimin ‘të gjithë janë të barabartë para ligjit por disa janë më të barabartë se të tjerët’…
Dramatizimi: Doruntina Basha
Muzika: Trimor Dhomi
Skenografia: Petrit Bakalli
Kostumografia: Vesa Kraja
Ass. regjie: Arzana Kraja