Lajmet e fundit

Ferland Mendy duhet të pret akoma për rikthimin e tij në fushë.
Mendy u lëndua prapë në stërvitje në prag të ndeshjes së Real Madridit në Laliga me Celta Vigon.
Francezi pritet të mungojë deri në tri javë, shkruan marca, transmeton Klankosova.tv.
Trajneri Carlo Ancelotti, shpresonte se Mendy do të ishte i gatshëm për të luajtur të dielën e kaluar, por 26 vjecari ndjeu një shqetësim pas seancës së fundit stërvitore.
Mendy tani do të jetë jashtë fushave për 21 ditë të tjera, me ndeshjet ndërkombëtare që do ta shohin atë jashtë për rreth një muaj.
Megjithëse, ndeshjet ndërkombëtare do të jenë një lajm i mirë për mbrojtësin francez, për shkak se do t’i japë atij më shumë kohë për t’u rikthyer pa pasur nevojë të nxitohet.
Mendy do të mungojë kundër Valencias, Real Mallorcan, Villareallin, Sherifin dhe Espanyolin, ndërsa pritet të rikthehet kundër Athletic Club më 17 tetor.