Lajmet e fundit

Sonte përmbyllet Festivali i Teatrove në Ferizaj i cili ka filluar më 21 tetor.
Gjatë këtyre ditëve janë shfaqur 9 shfaqje nga vendi e rajoni, ndërsa ulëset e teatrit “Adriana Abdullahu”, nuk i kanë zënë të interesuarit për këto shfaqje.
Shfaqja e cila do ta përmbyll këtë festival është "Doktor Shuster", e cila do të shfaqet në ora 19:00, ndërsa ceremonia përmbyllëse e festivalit do të jetë në ora 20:00, njofton Klan Kosova.