Lajmet e fundit

Ferizaj ka vazhduar me formën fantastike në stinorin pranveror, duke e mposhtur sot Trepçën ’89, me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës.
Golin e vetëm dhe të fitores për Ferizajin, e shënoi Mateo Panadiq, në minutën e 19’. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, mitrovicasit u munduan ta barazonin rezultatin, por pa arritur dot.
Kështu Ferizaji, pas fitores kalon në vendin e shtatë me 27 pikë, pas 25 ndeshjeve, teksa Trepça ’89 në pozitën e tetë me një pikë më pak. /Klankosova.tv.
.Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.