Skuadra e Superligës së Kosovës në futboll Ferizaj kësaj radhe është përforcuar me një portier nga Maqedonia e Veriut.
Ata kanë nënshkruar kontratë me Marko Jovanosvskin që vjen nga skuadra nën kampione e Maqedonisë së Veriut, Akademija Pandev transmeton klankosova.tv.
34 vjeçari për dy sezone ka qenë titullar te skuadra në fjalë.
Ferizaj në anën tjetër e bëri publike marrëveshje por nuk dihet kohëzgjatja e kontratës së Jovanovskit.
Megjithatë ekipi ferizajas ka bërë të ditur se ky nuk do të jetë transferimi i fundit pasi do të ketë edhe ardhje të tjera.
Synimi i tyre kryesor është mbetja në Superligë.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.