Lajmet e fundit

“Kam kënaqësi të veçantë që dje komisioni që është emëruar për ndarjen e çmimit “Finesa”, një çmim vjetor për kulturë që ndahet për personalitete të ndryshme, të artit, kulturës dhe letërsisë në Kosovë dhe në Ferizaj".
"Këtë vit ky komision i cili është marr në mënyrë profesionale ka marr vendim që çmimi “Finesa” për vitin 2017, t’i ndahet shkrimtarit të madh Ismail Kadare me motivacionin për vepër jetësore “Kolosi i veprave shqipe”.
"Sigurisht që ky çmim neve na bënë nder, që t’i ndajmë një personaliteti siç është Ismail Kadare”.
Sipas drejtorit Ferati, është paraparë që edhe parku tek teatri i qytetit të emërohet me emrin Ismail Kadare, shkruan ferizajpress.com
Kadare do të qëndrojë për vizitë një ditore në Ferizaj, por akoma nuk dihet data e qëndrimit.