Skuadra e Superligës, Ferizaj, ka njoftuar se ka sjellur një përforcim nga Brazili.
Bëhet fjalë për Guilherme Souza, i cili luan në qendër të mbrojtjes.
Njoftimi u bë nga klubi ferizajas, përmes një komunikate.
Tutje thuhet se Souza, ka luajtur për disa skuadra të njohura në Brazil si: Corinthians dhe Fluiminense.
Po ashtu thuhet se ai ka luajtur edhe për ekipin e njohur portugez, Gil Vicente.
“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju njoftoj se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e qendrës, brazilianin Guilherme Souza. Mbrojtësi ynë karrierën e ka filluar tek grupmoshat e skuadrës së njohur braziliane, Corinthians, për të vazhduar tek Fluiminense dhe ekipi i njohur portugez, Gil Vicente. Me ardhjen e Guilhermes ne kemi plotësuar një boshllëk në vijën e fundit, e që kjo ishte edhe kërkesë direkte e kryetrajnerit Abazi. Mirë se vjen, Guilherme”.
Skuadra e Ferizajt sivjet është rikthyer në Superligën e Kosovës pas një edicioni të kaluar në ligën e parë.
Aktualisht pas katër javëve i ka grumbulluar pesë pikë dhe gjendet në vendin e shtatë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.