Lajmet e fundit

Për 28 Nëntor, festën e Pavarësisë së Shqipërisë apo festën e flamurit, Ferizaj do të organizojë festivalin tradicional të këngës “Kosovarja Këndon”. Ky do të jetë edicioni i 41-të i këtij festivali, që tradicionalisht është mbajtur në këtë qytet, e që për qëllim ka promovimin e këngëve të reja të muzikës popullore.
Në këtë edicion të festivalit “Kosovarja Këndon”, do të marrin pjesë edhe mysafirë specialë si Mukadeze Çanga nga Shkodra dhe Grupi i Valleve Ilirida nga Shkupi, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Komunës së Ferizajt.
Festivali është financuar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Komunës së Ferizajt dhe nga Ministria për Rini, Kulturë dhe Sport. Festivali do të mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa.