Lajmet e fundit
Skuadra ferizajase i është kthyer kategorisë superiore të futbollit kosovar, ndërsa ajo gjakovare ka rënë në një kategori më poshtë

KF Ferizaj ka siguruar kthimin në Superligën e Kosovës në futboll, pasi pas ekzekutimit të penaltive ka mposhtur Vëllaznimin në ndeshjen e barazhit.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin Rexhep Luci në Drenas dha emocione të mëdha, por jo edhe gola në 90-të minutat e rregullt.
Pa gola përfunduan edhe vazhdimet, ndaj ndeshja u vendos pas ekzekutimit të penaltive, në të cilat ferizajasit u treguan më të saktë 3:2.