Nga pozita e fundit në të shtatën, jashtë rënies e barazhit. Ferizaj është duke shkëlqyer ndeshjeve të fundit, saktësisht në sezonin pranveror. Fitoren e fundit kjo skuadër e arriti të shtunën në Mitrovicë, duke mposhtur Trepçën ’89 0:1 me golin e Panadic.
Në shtatë ndeshjet e fundit, ekipi që drejtohet nga kroati Andrej Panadic ka katër fitore, dy barazime e vetëm një humbje. Pas 25 ndeshjeve në Superligë, Ferizaj ka 27 pikë dhe është në vendin e shtatë në tabelë.
Në kuadër të kësaj xhiroje, një përballje tjetër u zhvillua në Klinë. Otto John e Arber Shala shënuan nga një gol për Dukagjinin në fitoren 2 me 0 kundër Drenicës. Dukagjini është në vendin e pestë aktualisht, ndërsa Drenica në fund të tabelës.
Të dielën zhvillohen tri ndeshje tjera: Drita – Gjilani, Llapi – Ballkani dhe Prishtina – Malisheva.
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00 dhe transmetohen në Artmotion, kurse Drita – Gjilani edhe në Klan Kosova.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.