Lajmet e fundit

Ecje të tilla organizohen shpesh në Kosovë, sidomos nga stina e pranverës deri në përfundim të verës, njofton Klan Kosova.
Kështu edhe këtë pranverë ferizajasit organizuan “Ecjen Pranverore”,e cila tashmë është organizuar për të katërtin vit me radhë.
Ky aktivitet bëhet me qëllim të promovimit dhe të ruajtjes së turizmit malor në rajonin e Ferizajt.
Këtë vit ecja është realizuar në zonën malore të Syrinikës (Malet e Sharrit), konkretisht në Bjeshkët e Burrnikut.
Pjesëmarrës në këtë ecje ishin mbi 230 bjeshkatarë dhe dashamirë të natyrës, klube dhe shoqëri bjeshkatare nga shumë qytete.
Ata ecën në shtegun e gjatë rreth 13.1 km, nga ora 08:00 deri në 17:00 të mbrëmjes, njofton Klan Kosova.
Ecja është organizuar nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Lybeteni” nga Ferizaj, e cila u mbështet edhe nga bjeshkatarë si: ShBA Prishtina, ShBA Guri i Shtrenjtë Shtime, ShBA Dardana, Klubi Alpin Gjilani, Klubi Alpin Bujanoci, ShBA Kaçaniku, Klubi Alpin Hani i Elezit, ShBE Shkupi si dhe te gjithë dashamirët e natyrës.


klankosova.tv