Federata e Volejbollit të Kosovës ka bërë të ditur se Ferizaj ka shkruar histori në volejbollin e Kosovës duke fituar titullin e dytë të kampionit në histori të klubit, pas një finaleje emocionuese ndaj Dritës.
Në një njoftim të lëshuar skuadra ferizajase triumfoi me rezultat 3:2 (22:25, 25:22, 22:25, 28:26, 10:15) në finalen e katërt të serisë, duke siguruar kështu fitoren e tretë dhe mbylljen e serisë së play-off-it.
Ferizaj këtë sezon realizoi një tripletë historike, duke fituar Kupën e Federatës, Kupën e Kosovës dhe tash edhe titullin e kampionit, në një vit të veçantë që përkon me 32-vjetorin e klubit.
"Me këtë maratonë emocionuese, përfundoi edhe edicionin 2024/25 në elitën e volejbollit të meshkujve. Federata e Volejbollit e Kosovës uron KV Ferizaj për titullin e kampionit dhe i përgëzon të gjithë lojtarët, stafin dhe tifozët për një sezon fantastik".
"Përgëzime gjithashtu për Dritën për një finale të fortë dhe të denjë!", thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.