Ferizaj ka mposhtur Malishevën 1-2 në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Vendësit gjetën epërsinë falë Mevlan Zekës në minutën e 12-të.
Ndërkaq, për ferizajasit barazoi Ade Oguns nga pika e bardhë në minutën e 35-të.
Goli i fitores për të Kaltrit erdhi në minutën e pestë shtesë.
Me këtë humbje Malisheva mbetet e katërta me 37 pikë, e Ferizaj ngjitet i teti me 26 pikë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.