Ferizaj dhe Feronikeli ‘74, i kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ferizajasit janë nikoqir në këtë takim i cili do të nis me fillim nga ora 12:00 dhe kjo lojë ka një rëndësi jetike për ta.
Kjo për shkak se Ferizaj me një fitore eventuale do të arrinte që t’i shmangej, të paktën përkohësisht, zonës së barazhit.
Ndërkaq, mysafirët ndonëse treguan ‘shenja jete’ së fundmi, renditen në pozitën e fundit me vetëm 10 pikë dhe mbijetesa tashmë është tejet e vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të futen në fushë me formacionet më të mira në dispozicion:
Ferizaj: Jovanovski, Sadriu, Ilieski, Kurtaj, Shabani, Topalaj, Musolin, Gligorov, Avdulli, Haxhimusa, Nafiu.
Feronikeli ‘74: Moschin, Zumberi, Valeri, Hyseni, Morina, Mudrazija, Demiri, Lleshi, Karagkaunis, Terzi, Zekolli.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.