Ferizaj e ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme ndaj pretendentes për titull Dritës.
2:1 është rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje të javës së 31-të të Superligës.
Golat u shënuan në 45 minutat e dyta të takimit.
Llogarinë e hapi Antonio Ilieski, në minutin e 48-të duke kaluar në epërsi skuadrën nga Ferizaj.
Veton Tusha, arriti ta barazojë rezultatin në 1:1 në minutin e 80-të, por gëzimi i ekipit nga Gjilani zgjati shkurt, njofton Klankosova.tv.
Golin e fitores për Ferizajn e realizoi Fatjon Bunjaku në minutën e 81-të i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 2:1.
Pas kësaj fitore Ferizaj shkon në kuotën e 45 pikëve dhe mban pozitën e katërt në tabelë, teksa Drita numëron 66 sosh si lider me nëntë më shumë se Ballkani në vendin e dytë që ka 57 sosh.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.