Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë javës që shkoi u ka hequr patentë shoferët 10 ngasësve që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Gjatë periudhës së lartcekur u shqiptuan 1 mijë e 211 gjoba trafiku.
Java që shkoi në Ferizaj rezultoi gjithashtu me 29 aksidente, 12 nga to me lëndime, ndërsa 17 me dëme materiale.
Nga aksidentet e lartcekura u lënduan 20 persona, bën të ditur policia, përcjell Klankosova.tv.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.